Rusia kreu një sulm me raketa në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnjepër, mëngjesin e 4 qershorit, njoftoi në Telegram guvernatori rajonal, Serhiy Lysak.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi të dyja raketat, por rënia e pjesëve të tyre shkaktoi zjarr, tha ai.
“Për pasojë kanë mbetur të plagosur disa banorë, në mesin e tyre edhe fëmijë”, tha Lysak.
Ushtria ruse sulmon rregullisht rajonet e popullurara të Ukrainës me lloje të ndryshme armësh, përfshirë dronë sulmues e raketa.
Pavarësisht provave dhe dëshmive, Moska mohon se sulmon zonat civile.
Ajo ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë ka verifikuar, deri më tash, të dhënat për vrasjen e 10.810 civilëve në Ukrainë dhe plagosjen e 20.556 të tjerëve.
Por, kjo organizatë thekson se numri real i viktimave civile është shumë më i lartë./rel
Përfundojnë garat sportive për nder të “Ditës së Forcës”
Netflix gjobitet me 4.75 milionë euro për shkelje të të dhën...
AGK-ja dënon gjuhën fyese të Nexhmedin Spahiut kundër komuni...
Ukraina mohon përdorimin e fosforit të bardhë: Moska kërkon ...
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari pë...
Haxhi Shala deklarohet fajtor