Sulme ndaj të pastrehëve në metro, dy persona mbetën të vrarë në New York

16:26 | 14 Shkurt 2021
A. B.

Policia e New York-ut është në kërkim të sulmuesit ndaj të pastrehëve në metro, i cili qëlloi katër persona brenda vetëm disa orësh, e si pasojë e këtij sulmi dy persona mbetën të vdekur.

Të gjitha sulmet ndodhën në vijën A të metrosë së New York-ut gjersa policia po shqyrton pamjet nga kamerat e sigurisë, duke u përpjekur të identifikojë sulmuesin, shkruan ‘The Guardian”, transmeton portali arbresh.info

Një viktimë u zbulua rreth mesnatës të së premtes pa shenja jete me plagë të shumta në qafë dhe gjoks, dhe vetëm disa orë më vonë, një grua 44-vjeçare, e cila ishte therur për vdekje, u gjet në Manhattan.

Ndryshe, dy sulme të tjera ndaj dy burrave u konfirmuan gjithashtu në Manhattan, kështu që policia vendosi 500 oficerë rë tjerë policie në metronë e New York-ut. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme