Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelenskiy), ka deklaruar se forcat e vendit të tij po avancojnë në territorin rus pas ofensivës së befasishme.
Zelenski tha se trupat e Ukrainës kanë avancuar disa kilometra në sulmin më të madh ndaj Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në fjalimin e tij, presidenti tha se Kievi po arrinte qëllimin strategjik në operacion dhe përsëriti apelin e tij ndaj partnerëve perëndimorë për të lejuar sulme me rreze të gjatë ndaj objektivave brenda Rusisë.
“Sa më të guximshme të jenë vendimet e partnerëve, aq më pak mund të bëjë Putini”, tha ai.
Ukraina gjithashtu pretendoi të mërkurën (14 gusht) se kishte rrëzuar një avion rus Su-34 në rajonin e Kursk, ku tha se kishte kapur gjithashtu 100 të burgosur rusë.
Pretendimet për sulmin me dron që synonte bazat ajrore duket se u konfirmuan nga Rusia, e cila tha se kishte rrëzuar 117 dronë ukrainas në hyrje gjatë natës.
Sulmi kishte në shënjestër bazat ajrore ruse Voronezh, Kursk, Savasleyka dhe Borisoglebsk, të cilat avionët luftarakë i përdorin për sulme me bomba në Ukrainë.
Zelenski ka deklaruar më herët se Ukraina “kontrollonte” 74 vendbanime ruse.
“Tani të gjithë ne në Ukrainë duhet të veprojmë në mënyrë të bashkuar dhe me efikasitet siç vepruam në javët dhe muajt e parë të kësaj lufte, kur Ukraina mori iniciativën dhe filloi ta kthejë situatën në të mirë të shtetit tonë”, tha Zelenski.
/rtsh.al/
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...