Në sulmet ajrore, të cilat supozohen se janë kryer nga koalicioni ndërkombëtar në një fshat që ndodhet në duart e xhihadistëve në veri të Sirisë kanë humbur jetën 14 civilë, prej të cilëve gjashtë janë fëmijë, ka bërë të ditur të enjten Observatoriumi për të drejtat e njeriut.
“Në sulmet është goditur fshati Matab dhe besohet se këto sulme i ka kryer koalicioni ndërkombëtar, i cili po lufton kundër xhihadistëve të Shtetit Islam”, ka theksuar Observatoriumi.
Matab ndodhet në rrugën strategjike e cila lidh Rakën, çerdhe e xhihadistëve, me qytetin Deir Ezor, në provincën fqinje të pasur me naftë.
Më shumë se 310.000 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Siri para gjashtë vjetësh, derisa në Gjenevë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara janë në rrjedhë bisedimet paqësore për përfundimin e luftës dhe transicionin politik.
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media