Shpërthimi i një makine bombë në një treg në Somali ka marrë jetët e 18 personave dhe ka plagosur të paktën 25 të tjerë, raporton Reuters.
Viktimat janë konfirmuar nga Ahmer Abdulle Afrax, kryebashkiaku i Wadajir, ku edhe ndodhi shpërthimi, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte duke ndenjur në dyqanin tim kur një makinë erdhe në treg dhe shpërtheu. Pashë më shumë se 20 persona të shtrirë në tokë. Shumica prej tyre ishin të vdekur dhe tregu u shkatërrua tërësisht”, ka thënë Abdulle Omar.
Al Shabaab, grupi islamist që është duke luftuar qeverinë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin./Arbresh.info
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...