Sulm vetëvrasës në Kabul

10:10 | 31 Korrik 2017
Arbresh.info

Policia afgane thotë se një sulm vetëvrasës ka ndodhur jashtë ambasadës irakiane në Kabul.

Të shtëna me armë janë dëgjuar pas disa shpërthimeve e në lagjen Shar-e-Naw, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se po zhvillohet një betejë me armë dhe civilët po evakuohen nga zona.

Kabuli ka parë një numër sulmesh vdekjeprurëse këtë vit, që fajësojnë talebanët apo të ashtuquajturin Shtet Islamik. Detajet e incidentit të fundit janë të paqarta.

Një zyrtar i sigurimit citohet të ketë thënë se një bombardues vetëvrasës ka shënjestruar zonën që strehon një shtab të policisë dhe kompleksin e ambasadës së Irakut.

Ende nuk dihet nëse dikush është lënduar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme