Një sulm me dron nga Izraeli ka goditur të martën një makinë në lug të Libanit, duke vrarë tre persona që gjendeshin brenda saj, thanë zyrtarët dhe agjencitë shtetërore të lajmeve.
Sulmi në Gandurijeh, që gjendet rreth 10 kilometra nga kufiri me Izraelin, ndodhi një ditë pas një sulmi të ngjashëm, ku u vra një komandant i grupit militant të Hezbollahut.
Në një mision urgjent që synon të parandalojë që konflikti mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që të shndërrohet në një konflikt rajonal, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të hënën se Arabia Saudite, Jordiania, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia do të shqyrtojnë pjesëmarrjen në rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës pas të përfundojë lufta. Ky territor ka pësuar shkatërrim të madh nga lufta që nisi më 7 tetor.
Zyra për çështje humanitare e Kombeve të Bashkuara ka thënë se intensifikimi i ofensivës izraelite në Gazën jugore dhe qendrore ka pasur “pasoja shkatërruese”, duke rritur numrin e civilëve të vrarë dhe duke penguar operacionet për dërgimin e ndihmave humanitare.
Që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit, ka pasur shkëmbim zjarri mes Izraelit dhe Hezbollahut pothuajse në baza ditore në kufirin mes Izraelit dhe Libanit.
Lufta në Gazë u nxit pasi radikalët e Hamasit sulmuan jugun e Izraelit duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme tokësore, ajrore dhe detare në Gazë duke vrarë mbi 23.000 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, dy e treta e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë./rel
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...