Google ADS

Sulm tjetër në Ukrainë| Katër të vrarë dhe gjashtë mjek të plagosur pas sulmit në një spital

14:53 | 24 Shkurt 2022
S D

Komanda ushtarake e Ukrainës ka thënë se katër persona u vranë dhe 10 u plagosën kur një predhë ruse goditi një spital në Vuhledar në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore, transmeton arbresh.info.

Mes të plagosurve thuhet se janë gjashtë mjekë.

Ukraina ka thënë se Rusia ka kryer 203 sulme që nga fillimi i ditës dhe luftimet po vazhdojnë pothuajse në të gjithë territorin, raporton Reuters.

Në një përditësim të veçantë nga ministria e jashtme e Ukrainës, lëshuar në orën 14:00 me orën lokale, zyrtarët thanë se një helikopter rus K-52 dhe tre helikopterë pranë Gostomel u rrëzua në rajonin e Kievit pranë Mezhyhirya.

Luftimet po vazhdojnë në rajonin e Luhanskut, afër qytetit të Schastye dhe “armiku vazhdon të pësojë humbje”, thuhet në deklaratë.

Ai shtoi se “rojet kufitare së bashku me Forcat e Armatosura dhe NMU mbajnë mbrojtjen dhe zmbrapsin sulmet”.

Në rajonin e Odesa-s, 10 ushtarakë thuhet se kanë marrë plagë nga predha gjatë një sulmi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme