Sipas vlerësimeve të para të një sulmi terrorist të ndodhur në krahinën Jendouba në veri të Tunizisë ka lënë të vdekur të paktën nëntë policë.
Televizioni shtetëror i Tunizisë njofton se forcat e sigurisë me detyrë në Njësitë e Gardës Kombëtare të ministrisë së Brendshme, ishin shënjestër e sulmit terrorist në rajonin Gar ed-Dima të krahinës Jendouba, përcjell Telegrafi.
Ndaj dy automjeteve ku ndodheshin pjesëtarët e forcave të sigurisë është kryer një sulm me bombë në një rajon malor në afërsi me kufirin e Algjerisë. Theksohet se pas kësaj një grup i armatosur ka hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë. Sipas vlerësimeve të para të paktën 9 pjesëtarë të sigurisë kanë humbur jetën. /Telegrafi/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...