Google ADS

Sulm terrorist në Kanada: Mbështetësit e ISIS-it plagosin 5 persona dhe një polic

14:02 | 1 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Policia kanadeze ka konfirmuar se është duke e hetuar një sulm të mundshëm terrorist në Edmonton, Alberta.

Një polic që po kontrollonte trafikun në një lojë të Ligës Kanadeze të Futbollit është goditur nga një makinë e shpejtësisë të lartë, ndërsa më pas është therrur me thikë, transmeton portali arbresh.info

Të njejtën natë një kamion ka goditur të paktën 5 këmbësorë, ndërsa shoferi është arrestuar dy orë më vonë.

Policia ka deklaruar se afër kamionit është gjetur edhe një flamur i Shtetit Islamik.

Kamioni sipas policisë ishte marrë me qera, ndërsa theksohet se incidenti ka qenë i qëllimshëm.

Ende nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore e të plagosurve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme