Google ADS

Sulm terrorist në Kabul, sulmohet hoteli luksoz

20:43 | 20 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një grup prej disa personave të armatosur ka sulmuar Hotelin Internacional në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

“Guardian” shkruan se raportohet për një numër të madh viktimash dhe për pengmarrje, transmeton portali arbresh.info

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane Najib Danish tha se sulmi erdhi një ditë pasi ambasada amerikane paralajmëroi sulmet e mundshme mbi hotelet në kryeqytet.

Sipas një dëshmitari, sulmuesit kanë marrë peng një punëtor të hotelit dhe disa mysafirë.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme