Google ADS

Sulm terrorist në Burundi, të paktën 26 viktima

14:18 | 12 Maj 2018
Arbresh.info

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi terrorist në zonën rurale të Burundit.

Sulmi është kryer në një fshat në zonën veriperëndimore të Cibitoke, në kufi me Republikën Demokratike të Kongos, transmeton portali arbresh.info.

Ministri i sigurimit i Burundit Alain Guillaume Bunyoni tha se 24 vetë u vranë në shtëpitë e tyre të premten në mbrëmje dhe dy të tjerë vdiqën nga lëndimet e tyre në një spital lokal.

Sulmi vjen pak para se burundasit të votojnë më 17 maj në një referendum që mund të zgjasë mandatin e presidentit. Nuk është e qartë nëse sulmi është i lidhur me votimin e ardhshëm.

Burundi ka parë dhunë politike vdekjeprurëse që nga fillimi i vitit 2015 kur presidenti Pierre Nkurunziza fitoi një mandat të tretë të diskutueshëm në detyrë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme