Sulm pranë bazës ajrore me ushtarë amerikanë në Irak

17:03 | 4 Prill 2021
arbresh.info

Dy raketa goditën të dielën një vend pranë një baze ajrore irakiane që strehon ushtarë amerikanë në veri të Bagdadit. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por SHBA-ja rregullisht fajëson fraksionet irakiane të lidhura me Iranin për sulme të tilla ndaj trupave dhe diplomatëve të saj.

Grupet paraushtarake të lidhura me Iranin kanë kërkuar që të gjitha trupat e huaja, duke përfshirë forcat amerikane të largohen nga Iraku, duke e quajtur praninë e tyre një okupim.

SHBA-ja mban rreth 2500 trupa në Irak.

Misioni i një koalicioni të udhëhequr nga SHBA-ja në Irak është lufta kundër militantëve të grupit të ashtuquajtur Shtetit Islamik. Në këtë vend është gjithashtu një mision i udhëhequr nga NATO-ja që trajnon forcat irakiane të sigurisë.

Sulmi i fundit ndodhi derisa Uashingtoni po përgatitet të nisë një dialog strategjik me qeverinë e kryeministrit irakian Mustafa al-Kadhemi, i cili ka marrë rregullisht kërcënime nga fraksionet pro-Iranit./REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme