Sulm në një qendër tregtare të SHBA, raportohen viktima

08:53 | 4 Maj 2018
A. B.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një qendër tregtare, në Nashville të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një person i armatosur është futur në qendrën tregtare dhe ka hapur zjarr drejt personave të pranishëm aty, raporton BBC

Paraprakisht raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Shërbimet policore të Nashville mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arritur të neutralizojnë dhe arrestojnë agresorin.Ende nuk bëhen të ditura shkaqet që kanë shtyrë autorin të hapë zjarr në qendrën tregtare, ndërsa nuk përjashtohet as pista e një sulmi terrorist, /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme