Google ADS

Sulm në një çerdhe në Rusi, autori vret dy fëmijë dhe mësuesin

17:19 | 26 Prill 2022
KRG

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një çerdhe në Rusi duke vrarë dy fëmijë, një mësues e më pas edhe veten, raporton AFP.

“Nga informacionet e para që kemi ka pasur të vrarë në një çerdhe. Si rezultat dy fëmijë, një mësues dhe vrasësi kanë vdekur”, ka thënë Dmitry Kamal, shefi i rajonit të Ulyanovskit në Rusi.

Ai ka thënë se hetuesit janë në vendin e ngjarjes për të marrë informacione më të zgjeruara. Mosha e fëmijëve të vdekur nuk dihet por ata mund të jenë mes 3 dhe 6 vjeç.

Sipas burimeve të autoriteteve ruse, vrasësi ka hyrë në çerdhe gjatë kohës që fëmijët ishin në gjumë dhe ka shtënë në ta. Asnjë roje s’ishte në detyrë./GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme