Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin Hadera në Izrael, ku të paktën 4 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur.
Mediat izraelite raportojnë se autorët kanë qenë dy persona. Të armatosur me automatikë e pistoleta, ata kanë pritur që disa pasagjerë të zbrisnin nga një autobus dhe më pas kanë qëlluar me gjakftohtësi ndaj tyre, para se të reagonin forcat e policisë.
Deri tani, raportohet se dy qytetarë dhe dy autorët kanë ndërruar jetë, ndërsa të plagosur kanë mbetur 6 persona, 2 prej të cilëve oficerë policie.
Sipas mediave në Izrael, kjo është një ngjarje terroriste, e cila vjen vetëm pak ditë nga sulmi në Beersheba, ku mbetën të vdekur 5 persona.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë