Tre palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, pranë një fshati në Bregun Perëndimor ditën e sotme.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, pa dhënë detaje të mëtejshme. Sipas banorëve të zonës, forcat izraelite bastisën fshatin Jaba, kur rrethuan një shtëpi ku pati një shkëmbim zjarri dhe një person u arrestua.
Operacioni erdhi disa ditë pasi forcat izraelite bastisën një kamp refugjatësh në Jenin dhe vranë gjashtë luftëtarë militantë palestinezë, duke përfshirë sulmuesin e Hamasit të dyshuar për vrasjen e dy kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor më 26 shkurt.
Forcat izraelite kanë kryer pothuajse bastisje ditore në të gjithë Bregun Perëndimor për muaj të tërë, duke bërë mijëra arrestime dhe duke vrarë më shumë se 200 palestinezë, duke përfshirë luftëtarë dhe civilë. Gjatë të njëjtës periudhë, më shumë se 40 izraelitë janë vrarë në sulmet e palestinezëve./abcnews
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?