Të paktën 22 palestinezë kanë mbetur të vrarë dhe 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi izraelit ndaj një shkolle të OKB-së në Gazën qendrore, e cila përdoret si strehë për njerëzit e zhvendosur.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, ushtria izraelite kishte shënjestruar një numër “terroristësh” të Hamasit që vepronin nga shkolla Abu Oraiban në kampin urban të refugjatëve Nuseirat.
Sipas dëshmitarëve të pyetur nga BBC Arabic, në atë vend nuk kishte luftëtarë të armatosur dhe se mes viktimave ishin edhe fëmijë.
Sipas banorëve, kishte sulme me artileri në qendër të Gazës ku pesë persona janë vrarë kur u godit një shtëpi në kampin e refugjatëve Maghazi.
Ushtria izraelite bëri të ditur se avioni i saj kishte goditur dhjetëra “objektiva terroriste” në të gjithë territorin gjatë ditës së kaluar.
Ndërkohë, Hamasi tha se negociatat indirekte mbi një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve me Izraelin ishin “në vazhdim” pas një sulmi ajror në zonën humanitare jugore al-Maëasi të shtunën që Ministria e Shëndetësisë tha se vrau më shumë se 90 njerëz.
Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar një kompleks ku fshihej kreu i krahut të armatosur të Hamasit, Mohammed Deif, me komandantin e brigadës Khan Younis, Rafa Salama.
Ushtria ka njoftuar se Salama u vra, por tha se është shumë herët për të arritur në përfundimin nëse Deif gjithashtu vdiq. Hamasi ka thënë se Deif është në gjendje të mirë shëndetësore.
Izraeli nisi një fushatë ushtarake në Gaza për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të një sulmi të paprecedentë në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.
/rtsh.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...