Sulmues të panjohur të mërkurën vranë në një pritë pesë ushtarë nigeras dhe tre komando amerikanë, gjatë një patrullimi të përbashkët në jugperëndim të Nigerit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i komandës amerikane për Afrikën konfirmoi pretendimet se patrulla amerikane dhe nigerase ka qenë në shënjestër të sulmit të armatosur.
Namatta Abubacar, zyrtar në rajonin Tillaberi të Nigerit, tha për televizionin lokal se në mesin e të vdekurve janë edhe pesë ushtarë të Nigerit.
Forcat amerikane në Niger ndihmojnë forcat e armatosura të vendit në përpjekjet e zbulimit dhe vëzhgimit në luftën kundër organizatave ekstremiste në rajon.
Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Forcat afrikane të sigurisë me mbështetjen e trupave perëndimore forcojnë përpjekjet për të luftuar grupet ekstremiste që janë pjesë e një rebelimi në rritje në rajonin e varfër dhe jo të populluar Sahelin.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...