Sulm me thikë në SHBA – vdesin katër persona, shtatë të tjerë në gjendje të rëndë

07:58 | 28 Mars 2024
E.H

Katër persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën pas një sulmi me thikë në disa zona të Rockford, Illinois pasditen e së mërkurës.

Pesë prej të plagosurve u dërguan në spital në gjendje të rëndë, raporton CNN transmeton Arbresh.info.

Autori i dyshuar i ngjarjes, një 22 vjeçar, është arrestuar nga policia.

Zëdhënësja e policisë së Rockford, Michelle Marcomb tha se jo të gjithë personat u plagosën me thikë.

Duke folur në konferencën për shtyp, kryebashkiaku i Rockfordit, Tom McNamara tha se ai ishte “plotësisht i tronditur nga ky akt dhune dhe ndikimi që po ka tani në jetën e shumë familjeve”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme