Një person ka vdekur dhe 8 të tjerë janë plagosur pas një sulmi më thikë në një qendër tregtare në Poloni. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të premte rreth orës 15 sipas orës lokale.
Sipas të dhënave të para të policisë, një 27 vjeçar i identifikuar si Konard K, ka qëlluar me thikë klientët në qendrën tregtare, një prej të cilëve ndërroi jetë pas dërgimit në spital. Rojet e sigurisë dhe të pranishmit u përpoqën të parandalojnë sulmin, por fatkeqësisht pa rezultat.
Dëshmitarët okularë thanë për mediat se i riu dukej në gjendje të rëndë mendore.
Ndërkohë të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital, ndërsa policia ka evakuuar qendrën tregtare dhe po heton për zbardhjen e plotë të sulmit.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...