Sulm me thikë në Paris: Shtatë të lënduar, katër në gjendje serioze

22:03 | 10 Shtator 2018
Arbresh.info

Policia franceze ka arrestuar një person i cili ka therur me thikë shtatë persona, katër prej të lënduarve janë në gjendje serioze në Paris.

Një burrë, duke përdorur një thikë dhe shirit hekuri, goditi pak para orës 23:00 (21:00 GMT) nga një kanal në lagjen e 19-të të Parisit.

Njerëzit duke luajtur petanque – një lojë franceze bowling – hodhën topa metalik mbi sulmuesin.

Burri, i cili thuhet se është afgan, u arrestua shumë shpejt. Incidenti momentalisht nuk është duke u trajtuar si sulm terrorist.

Midis viktimave ishin dy turistë britanikë – policia thotë se të dy burrat, në pesëdhjetat e tyre, pësuan plagë të rënda të goditjes në gjoks dhe stomak.

Sulmuesi në fillim kishte therur me thikë dy burra dhe një grua afër kinemasë MK2 në Quai de Loire të dielën.

Dëshmitari okular Youssef Najah, 28 vjeç, tha se po ecte pranë kanalit kur pa një njeri që vraponte dhe mbante një thikë rreth 25-30 cm (10-11 inç).

“Rreth 20 persona ishin duke e ndjekur dhe duke hedhur mbi të topa metalik.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme