Sulm me thikë në Paris, një i vdekur

11:52 | 23 Gusht 2018
Arbresh.info

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në periferi të Parisit, thotë një burim policor.

Sulmuesi me thikë është neutralizuar nga policia, tha burimi pa dhënë detaje, transmeton portali arbresh.info.

Sipas dëshmitarëve të cituar në mediat franceze, burri kishte bërtitur “Allahu ekber” që do të thotë “Zoti është i madh” në arabishte.

Sulmi ndodhi rreth orës 09:30 të kohës lokale./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme