Një oficere franceze është therur për vdekje me thikë pas një sulmi në një stacion policie në Rambouillet, në jug-perëndim të Parisit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sulmuesi 36-vjeçar, i cili thuhet se erdhi disa vjet më parë nga Tunizia në Francë, u qëllua dhe më vonë vdiq në spital.
? #BREAKING: A policewoman has been fatally stabbed outside a police station 60 kilometres South-West of Paris.
As France 24’s @montereports reports, the assailant, who was a Tunisian national, was shot and killed by police.
Follow the story ➡️ https://t.co/BEDkHOgFiv pic.twitter.com/L6maIXR7I8
— FRANCE 24 English (@France24_en) April 23, 2021
Sulmi me thikë ndodhi në hyrje të korridorit të premten pasdite, dhe ende nuk është bërë i ditur ndonjë motiv për sa i përket kësaj çështjeje.
Oficerja 49-vjeçare, e cila ishte e paarmatosur u godit me thikë në qafë.
Lidhur me këtë rast, kryeministri francez, Jean Castex si dhe ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin janë nisur drejt vendit të ngjarjes, njofton mediet.
Vdes në moshën 116-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Kapet në Morinë kosovari me 13,420 euro të padeklaruara
Aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni në Lipjan, k...
KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote për zgjedhjet ...
Berat Gjimshiti “lideri i heshtur” shqiptar që shkroi histor...
Komandanti i KFOR-it shpjegon arsyet pse nuk e miratoi dërgi...