Google ADS

Sulm me thikë në një spital në Kinë, dy të vdekur dhe disa të plagosur

13:03 | 7 Maj 2024
K.B

Dy persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë në Kinën Jugperëndimore. Sulmi ndodhi rreth orës 11:37 me kohën lokale në Spitalin Popullor Zhenxiong në provincën Yunnan.

Imazhet e publikuara nga mediat kineze treguan një burrë në të zeza, duke mbajtur thika në të dyja duart brenda spitalit. Policia tha se i dyshuari është nga qyteti Poji në Zhenxiong. Nuk dihet nëse ai ishte arrestuar.

“Aktualisht, të plagosurit po marrin trajtim në spital. Hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e policisë. Autoritetet u kanë thënë banorëve dhe tregtarëve në lagje që të “kyçin dyert e tyre” dhe “të shmangin kontaktet me persona të panjohur”, sipas gazetës kineze Hongxing News.

Armët e zjarrit janë të ndaluara në Kinë, por vendi ka parë një sërë sulmesh me thikë vitet e fundit. Në gusht të vitit të kaluar, dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën pasi një burrë, i cili kishte pasur probleme të shëndetit mendor, sulmoi njerëzit në rrugë në një lagje banimi në Yunnan./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme