Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një muze në Mantova të Italisë, ku një grua me origjinë polake ka kryer një sulm me thikë, duke lënë të vdekur një person, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi brenda muzeut “Canneto sull’Oglio”, ku viktima është identifikuar si Paola Berettan, 54 vjeçe, punonjëse e këtij institucioni.
Agresorja hyri në muze dhe qëlloi me thikë punonjësen dhe një tjetër person. Më pas, polakja doli në rrugë, ku qëlloi një grua që po shtynte një karrocë me një fëmijë. Të plagosurit raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mediat italiane kanë shkruar se gruaja ka kryer sulm edhe një natë më parë. Agresorja e dhunshme u vu në pranga nga policia mbrëmjen e së shtunës./tch/
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...