Një student italian në Universitetin e Columbia-s është qëlluar për vdekje me thikë në New York nga një i ri, i cili më pas qëlloi edhe një tjetër italian dhe plagosi një kalimtar të tretë. Sipas të dhënave të policisë, viktima është Davide Jiri, 30 vjeç.
Studenti fatkeq ndodhej në Haarlem, Manhattan në veriperëndim, kur u sulmua nga një i ri, i cili ka qenë i dënuar për akte të tjera dhune, shkruajnë mediat e huaja transmeton arbresh.info
Në një deklaratë, Presidenti i Universitetit Lee Bollinger konfirmoi “humbjen tragjike” të Davide, i cili studionte në Shkollën e Inxhinierisë dhe Shkencave në Columbia. Ministria e Jashtme italiane tha gjithashtu se nga sulmi mbeti i plagosur një tjetër italian, i cili ndodhej në New York për pushime.
Sipas policisë së Nju Jorkut, 27-vjeçari italian ka marrë plagë në trup dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori 25-vjeçar u arrestua disa orë pas krimit, në veri të Central Park, kur po kërcënonte me thikë një tjetër kalimtar.
Sipas mediave, autori është anëtar i një bande të Queens dhe është dënuar me katër vite burg dhe është arrestuar disa herë për incidente të dhunshme. /arbresh.info/
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”,...
Melinda dhe Lumi B vijnë të dielën me “Eci”
Gjesti arrin mbi 300 mijë ndjekës në Instagram
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve
Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?