Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në jug të Londrës, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në një treg në Walworth. Policia ka arrestuar një të dyshuar në të 60-at.
Dy personat që morën plagë, një burrë dhe një grua, u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa një tjetër burrë vdiq në vendngjarje.
Policia ka nisur hetimet dhe, për momentin, nuk ka të tjerë të dyshuara. Komandanti Peter Stevens i Policisë Metropolitane ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka theksuar se hetimet janë në fazë të hershme, megjithatë ky sulm nuk është vlerësuar si terrorist.
Një dëshmitar, i quajtur Siraj, 46 vjeç, i cili ishte pranë vendngjarjes, ka shprehur për Daily Mail se shqetësimin e tij për sigurinë, duke thënë se ky incident e ka bërë të ndihet i pasigurt për dërgimin e fëmijëve të tij në shkollë.
Ai theksoi se kjo është një zonë që deri tani ka qenë e sigurt, por tashmë ka frikë./A2cnn
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj