Damien Sanderson dhe Myles Sanderson dyshohet se vranë me thikë të paktën 10 persona dhe plagosën 15 të tjerë në Kanada.
Të dyshuarit gjenden në arrati, teksa policia kanadeze ka nisur kërkimin e tyre, ku janë ngritur pikat e kontrollit në të gjithë provincën qendrore të Saskatcheëan, ku edhe banorëve iu është kërkuar që të rrin brenda, raporton BBC transmeton arbresh.info
Viktimat u gjetën në 13 vende të ndryshme, teksa kryeministri kanadez, Justin Trudeau i përshkroi sulmet si të tmerrshme.
“Jam i tronditur dhe i shkatërruar nga sulmet e tmerrshme sot. Ata që janë përgjegjës për sulmet e neveritshme të sotme duhet të sillen plotësisht para drejtësisë”, është shprehur Trudeau, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa lajmet për goditjet me thikë u përhapën, një alarm për persona të rrezikshëm u dërgua në të gjithë telefonat celularë në të gjithë provincat e Saskatcheëan, Manitoba dhe Alberta – një rajon i madh pothuajse sa gjysma e Evropës.
Marrëdhënia midis Damien Sanderson, 31 vjeç dhe Myles Sanderson, 30 vjeç, është e paqartë dhe autoritetet deri më tani nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme. /arbresh.info/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...