Mediat gjermane raportojnë se disa persona janë plagosur dhe dy u vranë në një sulm me thikë të mërkurën, në trenin RE 7 nga Kieli në Hamburg, në qytetin e vogël të Brokstedtit (Schleswig-Holstein), përcjell albinfo.ch.
Sipas organeve shëndetësore, një tjetër person ndodhet ende në rrezik për jetën. Sipas dëshmitarëve okularë, në tren ka shpërthyer paniku.
“Një udhëtar goditi përreth tij me thikë gjatë udhëtimit nga Kieli në Hamburg në ekspresin rajonal, duke plagosur të paktën pesë persona dhe duke vrarë dy persona”, tha një zëdhënës i policisë federale për Blid.
Dyshimet e para çojnë se autori është sirian. Sipas një zëdhënëse të Ministrisë së Brendshme, ai është nga 25 deri në 40 vjeç.
Nëntë ambulanca, tre mjekë të urgjencës dhe një helikopter shpëtimi nga Hamburgu janë në veprim. Kur u arrestua, i dyshuari kishte lëndime në duart e tij. Sipas policisë, ai ia kishte shkaktuar vetvetes plagët.
Autori ndodhet në spital duke u ruajtur nga policia.
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...