Disa persona janë plagosur gjatë natës së sotme pas një sulmi me thikë në Gjermani.
Policia ka arritur të arrestojë sulmuesin, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Sulmi ndodhi në qytetin Oberhausen në Gjermaninë perëndimore të enjten mbrëma.
Vestdeutsche Allgemeine Zeitung raportoi se disa njerëz u dërguan në spital për të marrë trajtimin e duhur, ndërsa raportohet se disa kanë pësuar dëmtime të rënda.
Siç thuhet, të plagosurit u transferuan në njësinë e kujdesit intensiv në spital. Autori i krimit, i cili, sipas raportit, aktualisht është në paraburgim, gjithashtu u plagos dhe iu dha ndihma mjekësore.
Motivet prapa sulmit mbeten të paqarta dhe numri i saktë i të plagosurve gjithashtu nuk është i detajuar në raport.
Autoritetet kanë filluat hetimin rreth sulmit./arbresh.info/
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...