Google ADS

Sulm me substanca të dëmshme në Londër, 6 të plagosur

22:54 | 23 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Gjashtë persona besohet të jenë plagosur në Stratford, në lindje të Londrës, pasi janë sulmuar me ‘substancë të dëmshme’.

Policia është njoftuar për rastin që ka ndodhur në një stacionin e metros rreth orës 20:00 sipas kohës lokale, transmeton portali arbresh.info

Në lidhje me rastin është arrestuar një person.

Policia Metropolitane tha se ka pasur njoftime për një grup meshkujsh që kanë kryer sulmin.

Ambulanca  dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme