Google ADS

Sulm me raketa ndaj bazës amerikane në Irak

09:18 | 6 Dhjetor 2019
A. B.

Në një deklaratë me shkrim nga rrjeti mediatik i sigurisë së Irakut thuhet se ndaj bazës ushtarake Beled janë hedhur dy raketa “kaqusha”

Një sulm me raketa është kryer ndaj bazës ushtarake Beled ku qëndrojnë ushtarët amerikanë në rajonin Salahaddin të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga rrjeti mediatik i sigurisë së Irakut thuhet se ndaj bazës ushtarake Beled janë hedhur dy raketa “kaqusha”.

Si pasojë e sulmit nuk ka patur ndonjë humbje të jetëve, ndërkohë që nuk është dhënë informacion se kush ka sulmuar bazën.

Një sulm me raketa është kryer gjithashtu edhe dy ditë më parë ndaj bazës ushtarake Ajnul Esed në Anbar ku qëndrojnë ushtarët amerikanë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme