Google ADS

Sulm me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit

13:28 | 11 Shtator 2017
Arbresh.info

Dhjetëra persona dyshohet se kanë mbetur të lënduar, pas një sulmi me gaz lotsjellës të ndodhur në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Sipas informacioneve paraprake të lënduarit mësohet se kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe janë kryesisht pasagjerë të cilët ndodheshin në zonën e check -in.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e emergjencës, por deri më tani nuk ka ende të dhëna për numrin e të lënduarve apo rrethanave sesi ndodhi sulmi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme