Tre gra janë plagosur në një sulm brutal me thikë në një stacion treni në lindje të Francës.
RTL raporton se një azilant theri gratë në qytetin francez Mulhouse, derisa njëra nga viktimat është qëlluar në fyt.
Po sipas RTL gratë nuk e njihnin burrin që iu ofrua dhe i sulmoi mbrëmjen e së dielës.
Mediat lokale raportojnë se sulmuesi theri me thikë në shpinë një grua e cila po ecte në stacion në shoqërinë e vajzës së saj 10 vjeçare.
Pastaj ai me shpejtësi sulmoi edhe gruan e dytë e cila u godit në dorë.
Burri i cili u tha të ishte ‘djalë i ri’ më pastaj iku nga vendi i krimit para se të ndiqej dhe të arrestohej nga policia.
Ai thuhet të jetë i njohur për policinë dhe se vuan nga ‘çrregullime mentale’.
Të tre gratë i u janë nënshtruar tretmanit mjekësor dhe aktualisht nuk dihet serioziteti i lëndimeve të tyre.