Sulm me bombë në Afganistan, tre civilë humbin jetën

19:08 | 2 Qershor 2020
Arbresh.info

Gjatë një sulmi me bombë të kryer në provincën Sar-i Pul, në veri të Afganistanit, humbën jetën tre civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nur Aka Faizi, zëdhënësi i policisë së Sar-i Pul, deklaroi se në afërsi të fshatit Aktash shpërtheu një bombë e cila më herët ishte montuar në rrugë.

Bomba është aktivizuar kur në atë pjesë të rrugës kaloi një automjet me civilë.

Faizi tha se gjatë sulmit humbën jetën tre civilë, ndërsa civili i katërt u plagos.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme