Nga shpërthimi i bombës humbën jetën 4 gra dhe 2 fëmijë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Rahimi tha se bëhet fjalë për një mjet shpërthyes të cilin e kishin vendosur militantët talebanë
Të paktën 6 persona, anëtarë të një familjeje, e kanë humbur jetën nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në provincën veriore afgane Kapisi.
Nga shpërthimi i bombës në qytetin Najrabu humbën jetën 4 gra dhe 2 fëmijë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Nusrat Rahimi tha se bëhet fjalë për një mjet shpërthyes të cilin e kishin vendosur militantët talebanë.
Nga lëvizja talebane refuzuan pohimet e Rahimit dhe pohojnë se civilët pësuan nga granatimi të cilin e kryen forcat qeveritare.
Afganistani gjendet në krizë të thellë politike dhe të sigurisë që në mënyrë shtesë eskaloi me ndërprerjen e para do kohshme të negociatave paqësore mes talebanëve dhe SHBA-së.
Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti në Afganistan pësuan të paktën 3.812 persona, përfshirë 1.366 të vrarë dhe 2.446 persona të plagosur./AA
KEK-u del me sqarim lidhur me procesin e rekrutimit për mani...
Pas Prishtinës e Gjilanit, policia shpërndau dhurata për fëm...
Unaza e Madhe e Tiranës hapet tërësisht më 31 dhjetor
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për krime lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian