Zyrtarët kanë theksuar se agresori vjen nga jashtë qytetit Buffalo dhe se 11 nga 13 personat që ai ka vendosur në objektiv janë persona me ngjyrë.
Të paktën 10 persona humbën jetën në një sulm me armë në një supermarket në qytetin Buffalo të New Yorkut në SHBA.
Kryetari i Bashkisë Buffalo, Byron Brown në sulmin e ndodhur në një supermarket dje pasdite njoftoi se 10 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Bëhet e ditur se 4 nga personat që u qëlluan janë punonjës të supermarketit, një nga personat që ka humbur jetën është punonjës sigurie dhe një tjetër polic në pension i cili u përpoq të ndërhyjë ndaj agresorit.
Ndër të tjera njoftohet se agresori është një person i bardhë 18-vjeç i quajtur Payton Gendron.
Dëshmitarët kanë ndarë informacionin se agresori kishte veshje dhe antiplumb të stilit ushtarak.
– Hetim për sulm racist, krim të urrejtjes
Zyrtarët kanë theksuar se agresori vjen nga jashtë qytetit Buffalo dhe se 11 nga 13 personat që ai ka vendosur në objektiv janë persona me ngjyrë.
Agresori ka hyrë në supermarket me pushkë dhe ka hapur zjarr deklaruan zyrtarët duke theksuar se ngjarja është një sulm racist dhe se lidhur me sulmin ka filluar hetim për krim urrejtjeje.
– Transmetoi sulmin drejtpërdrejt
Zbulohet se i dyshuari e ka transmetuar drejtpërdrejt në platformën e medias sociale Twitch sulmin për të cilin theksohet se është kryer me motiv racizmi.
Platforma e medias sociale Twitch ka hequr pamjet pas sulmit.
– Agresori do të gjykohet për vrasje të shkallës së parë
Prokurori i rajonit Erie County, John Flynn në një konferencë për media tha se agresori do të gjykohet për vrasje të shkallës së parë dhe se do të kërkohet burgim i përjetshëm nëse ai shpallet fajtor.
Gjithashtu Flynn shtoi se lidhur me sulmin po kryejnë edhe hetim për terrorizëm.
Agresori Payton Gendron i cili është nxjerrë para gjykatës nuk ka pranuar akuzat për vrasje të shkallës së parë./AA/
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...