Gjashtë persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi disa persona hapën zjarr në një restorant në qytetin turistik të Montanita, Ekuador.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e së shtunës në një zonë të njohur të qytetit për jetën e natës. Kjo është masakra e dytë në këtë zonë brenda pak ditësh.
Të enjten, persona të armatosur hynë në një agjenci funerali në Mantadhe hapën zjarr ndaj njerëzve që merrnin pjesë në një shërbim përkujtimor, duke vrarë katër dhe duke plagosur tetë të tjerë.
Ekuador, një vend i vendosur mes Kolumbisë dhe Perusë, prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, po përjeton përshkallëzimin më të keq të dhunës së armatosur në historinë e tij moderne.
Krimi i lidhur me drogën bëri që vrasjet të rriteshin ndjeshëm në 2022 në 25 për 100,000 banorë, nga 14/100,000 një vit më parë.
Në fillim të prillit, në provincën e Esmeralda, në kufirin me Kolumbinë, rreth 30 persona të armatosur hapën zjarr në një fshat peshkatarësh, duke vrarë nëntë persona.
Dy javë më vonë, dhjetë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën teksa shikonin një ndeshje futbolli në televizor brenda një makinerie.
Autoritetet ia atribuojnë dhunën konflikteve ndërmjet bandave për kontrollin e tregtisë së drogës në bregun e Paqësorit, një korridor i rëndësishëm për trafikun e drogës në SHBA./abcnews.al
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...