Të paktën 6 persona u vranë në një sulm në bazën detare të Pakistanit të hënën.
Militantët sulmuan bazën ajrore detare, duke vrarë një ushtar paraushtarak ndërsa forcat e sigurisë iu kundërpërgjigjën duke eliminuar të pesë sulmuesit.
Sulmi i së hënës në bazën Turbat në Pakistanin jugperëndimor ishte sulmi i dytë nga militantët etnikë Baloch ndaj një objekti ushtarak në javën e kaluar.
“Ne i shpëtuam një humbje të madhe”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit Shehbaz Sharif. Një zëdhënës i marinës pakistaneze tha se të pesë sulmuesit u vranë pasi u përpoqën të hynin në bazë.
Ushtria Çlirimtare Baloch (BLA), më e spikatura nga disa grupe separatiste në Balochistan, mori përgjegjësinë për sulmin./abcnews.al
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?