Shtatë persona u vranë gjatë një sulmi në rajonin e Guayaquil në jugperëndim të Ekuadorit. Prej kohësh Ekuadori është kthyer në epiqendrën e dhunës ndërsa bandat e drogës përplasen për pushtet në vend.
Trupat e shtatë burrave, përfshirë dy të mitur, me disa plagë plumbash u gjetën në Novol. Dy nga viktimat mësohet se kishin precedentë penalë.
Masakra e motivuar nga hakmarrja, sipas njoftimeve të shtypit të cituara nga burime policore, ka ndodhur natën e së premtes në të shtunë.
Agjencive të zbatimit të ligjit iu desh të kalonin orë të tëra duke u përpjekur për të gjetur të gjitha viktimat, njoftojnë mediat e huaja.
Masakrat janë gjithnjë e më të zakonshme në Ekuador, ku shkalla e vrasjeve është shumëzuar nga 6 për 100,000 banorë në 2018 në 43 për 100,000 në 2023.
Kolumbia dhe Peruja, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë janë kthyer në qendër të trafikut të drogës për tregjet amerikane dhe evropiane.
Në fund të marsit, tetë persona u vranë në Guayaquil, përfshirë pesë turistë, të cilët u rrëmbyen dhe u ekzekutuan në një plazh, pasi sulmuesit mendonin se ishin rivalët e tyre./a2cnn
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...