Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në një kopsht fëmijësh në Kinë, ku një person i armatosur hyri në ambientet e brendshme dhe nisi të qëllojë ndaj të pranishmëve.
Sulmi makabër ndodhi në Lianjiang dhe sipas autoriteteteve 6 persona humbën jetën, 3 fëmijë, 2 prindër dhe një mësues.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, teksa nuk jepen detaje për viktimat apo për armën e përdorur nga autori.
Në Kinë është e ndaluar rreptësisht mbajtja e armëve të zjarrit dhe vitet e fundit ka patur një valë në rritje të sulmeve me thikë. Shumë ngjarje të rënda janë regjistruar dhe në shkolla, gjë që ka detyruar autoritetet të rrisin ndjeshëm gatishmërinë./A2
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...