Mjekët në enklavën e rebelëve në Ghoutan Lindore thonë se janë duke trajtuar njerëzit me probleme të frymëmarrjes pas një sulmi të dyshuar me klor.
Raportimet vijnë pas sulmeve ajrore qeveritare dhe granatimeve vetëm disa orë pasi kontingjenti i fundit i OKB-së me ndihma u largua nga zona, pas armëpushimi pesë orësh, transmeton portali arbresh.info.
Siri ka qenë akuzuar më parë për sulmet e klorit në Ghouta Lindore – një akuzë që e mohon fuqishëm.
Ndërkohë Rusia u ka ofruar rebelëve një kalim të sigurt nga zona.
Sulmi i fundit i dyshuar kimik synonte qytetin Hammoria dhe çoi në evakuimin e dhjetëra civilëve, sipas Mbrojtjes Civile Siriane, punëtorët e shpëtimit vullnetarë të të cilëve janë të njohur gjerësisht si Helmetat e Bardha.
Të martën, ushtria ruse tha në një deklaratë se forcat e saj do të siguronin transport dhe siguri për rebelët dhe familjet e tyre që donin të largoheshin nga enklava e rrethuar./Arbresh.info/
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...