Të paktën 25 roje kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të talebanëve në një stacion policor në provincën Baglan në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Hanif Kohgedai, anëtar i këshillit provincian në provincën Baglan, në një prononcim për mediat tha se sulmi i militantëve talebanë ndaj karakollit të rojeve ka ndodhur në qytezën Nahrain.
Kohgedai tha se tetë roje janë plagosur si pasojë e sulmit dhe se në rajon janë dërguar përforcime.
Ndërkaq, dëshmitarët okularë pohuan se jetën kanë humbur 30 roje.
Nga ana tjetër, talebanët ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë lidhur me sulmin.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...