Google ADS

Sulm i përgjakshëm në Kabul, 30 viktima

14:35 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur, shumica civilë, në një sulm të zhvilluar të mërkurën kundër spitalit ushtarak më të madh në Afganistan, në Kabul, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes.

“Fatkeqësisht, më shumë se 30 persona janë vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi sot, ku shumica ishin pacientë, mjekë dhe infermierë si dhe katër sulmues”, tha gjenerali Daud Waziri, zëdhënës i Ministrisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme