Me kujtimet e sulmit terrorist me 6 viktima në mes të dhjetorit në tregun e Krishtlindjeve të Magdeburgut ende të freskëta, publiku gjerman me frikë ka parë një tjetër sulm të armatosur në vend, megjithatë për momentin, jo të lidhur me terrorizmin.
Gjithçka ndodhi këtë mbrëmje kur të paktën dy persona u qëlluan për vdekje nga një person i maskuar që hyri dhe sulmoi një fabrikë në Gjermaninë jugore.
Sipas njoftimeve, një tjetër punonjës i kompanisë ka mbetur i plagosur rëndë.
Mediat lokale raportuan se agresori ende i paidentifikuar hyri në fabrikë dhe hapi zjarr. Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 17:45 në një fabrikë të kompanisë Hänel në Bad Friedrichshall, në shtetin Baden-Ëürttemberg.
Motivet pas sulmit në fabrikë mbeten ende të paqarta. Autori ka arritur të arratiset, por sipas autoriteteve nuk ka asnjë rrezik për banorët vendas.
Policia nga ana e saj është shumë e kursyer në informacionet që jep për ngjarjen, pasi nuk ka konfirmuar nëse autori ka pasur lidhje me kompaninë dhe as ndonjë detaj për identitetin e tij. Autoritetet spekulojnë se personi i armatosur ka vepruar i vetëm dhe se nuk ka asnjë bashkëpunëtor, ndërsa po punohet për gjetjen e tij.
Bild raporton sakaq se policia ka rrethuar vendin e krimit me forca të shumta dhe një ekip të operacioneve speciale.
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...