Zëdhënësi i policisë së provincës Kaduna, Muhamed Jalige, konfirmoi incidentin dhe tha se shumë njerëz janë rrëmbyer gjatë sulmit.
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën në një sulm të armatosur në provincën Kaduna të Nigerisë.
Kreu i Shoqatës së Zhvillimit të Komunitetit në Kaduna, Yashen Titus, tha në një deklaratë për mediat lokale se disa persona të armatosur me motoçikleta kanë hapur zjarr ndaj njerëzve të mbledhur për një dasmë në fshatin Kukum Daji të provincës.
Titus njoftoi se 19 njerëz kanë vdekur dhe 32 janë plagosur nga sulmi.
Ai tha se të plagosurit po trajtohen në spitalet në afërsi, ndërsa shprehu shqetësime për rritjen e mundshme të numrit të të vdekurve.
Ndërkohë, zëdhënësi i policisë së provincës Kaduna, Muhamed Jalige, konfirmoi incidentin dhe tha se shumë njerëz janë rrëmbyer gjatë sulmit.
Ai njoftoi se forcat e sigurisë janë dërguar në rajon dhe se një ndalesë 24-orëshe e lëvizjes është shpallur në këtë rajon për shkak të sulmit.
Ndryshe, në disa shtete të Nigerisë është ndaluar përdorimi i motoçikletave për shkak të sulmeve të disa grupeve me mjete të tilla transporti.
Vendi shpesh është skenë e përleshjeve të dhunshme midis grupit baritor Fulani dhe disa fiseve që merren me bujqësi.
Po ashtu, bandat e armatosura shfrytëzojnë përleshjet e këtilla dhe organizojnë sulme./AA/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg