Sulm i armatosur në Kaliforni, tre viktima

10:57 | 30 Tetor 2019
Arbresh.info

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat amerikane, zyrtarët njoftuan se si pasojë e një sulmi ndaj një shtëpi në Long Beach ku festohej Halloween, kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë plagosur nëntë të tjerë.

Policia nuk dha informacion të detajuar në lidhje me incidentin, ndërsa gjithashtu nuk njoftoi për arrestimin e ndonjë personi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme