Dy punonjës sigurie kanë humbur jetën në një sulm të armatosur të ndërmarrë në pikën e kontrollit të sigurisë në pallatin mbretëror, në qytetin Xhide të Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, gjeneral major Mansur et-Turki, e cila është publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve saudite (SPA), theksohet se në sulmin e armatosur të ndodhur në pikën e kontrollit ku ndodheshin rojet e pallatit mbretëror Selam në qytetin Xhide kanë humbur jetën 2 punonjës sigurie si dhe janë plagosur 3 punonjës të tjerë.
Ndër të tjera në deklaratën ku bëhet e ditur se sulmuesi ka qenë një qytetar saudit në moshën 28-vjeçare, thuhet se sulmuesi është vrarë në vendin e ngjarjes pas kundërpërgjigjes së rojeve.
Gjithashtu theksohet se në lidhje me ngjarjen ka nisur një hetim dhe se rezultatet do të bëhen të ditura më pas për publikun.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024