Tre persona janë plagosur pasi u sulmuan me thikë nga një nxënëse në një shkollë në Uells.
Ysgol Dyffryn Aman, i njohur gjithashtu si Amman Valley School, në Ammanford në kontenë e Uellsit jugor, u vendos në ‘kod të kuq’ me raporte të pakonfirmuara se një goditje me thikë ndodhi mëngjesin e sotëm.
Studentët e tmerruar kërcyen gardhin rrethues 7 metra të lartë për t’i shpëtuar sulmit horror që ndodhi pas pushimit të mesditës, tha një nxënës për The Times.
Këshilltarja Karen Davies, një guvernator në shkollë, besonte se kishte ndodhur një sulm me thikë dhe se dy anëtarë të stafit ishin lënduar.
Kryeministri Rishi Sunak u shpreh i tronditur nga lajmet dhe falënderoi shërbimet e urgjencës pasi tha se lutjet e tij janë me të gjithë të prekurit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...